FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA merr vendimin për Kampionatin Europian, shtohet numri i lojtarëve në listë

Revolucion i ri në futboll për shkak të Covid-19. UEFA e ka zyrtarizuar zgjerimin e grupit të lojtarëve që ekipet kombëtare mund të marrin me vete në Kampionatin Europian të kësaj vere. Pra, çdo kombëtare mund të ketë në dispozicion jo 23, por 26 lojtarë për kompeticionin e kësaj vere.

Në listën që do të dorëzohet për ndeshjet individuale, megjithatë, vetëm 23 lojtarë mund të përfshihen në protokoll, duke përfshirë tre portierë. Kësisoji, tre lojtarë të fushës nuk do të jenë në gjendje të ulen në stol, por në tribuna.

Lista e lojtarëve të thirrur do të komunikohet deri më 1 qershor dhe zëvendësimet e kufizuara lejohen në rast të një dëmtimi të rëndë, ose rasteve me Covid-19 brenda skuadrës. Lojtarët që rezultojnë pozitivë do të konsiderohen raste të sëmundjes serioze dhe për këtë arsye mund të zëvendësohen para ndeshjes me miratimin e UEFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?