UEFA nis procedimin ndaj Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit

UEFA ka hapur zyrtarisht procedimin disiplinor kundër tri skuadrave rebele që ende nuk kanë hequr dorë nga ideja e Superligës së Europës.

“Pas një hetimi të kryer nga Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturin projekt i Superligës, nisën procedurat kundër Realit të Madridit, Barcelonës dhe Juventusit për shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s. Në kohën e duhur do të jepen të tjera informacione”, lexohet në njoftimin e qeverisë së futbollit europian.

Ky është hapi i fundit i UEFA-s kundër projektit të lindur në mes të prillit me aderimin e 12 ekipeve, por që u zhduk brenda disa orësh me tërheqjen e 6 ekipeve angleze (Liverpool, Chelsea, Manchester City, Arsenal, Manchester Utd dhe Tottenam), të Interit, Milanit dhe Atleticos së Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka kërcënuar Realin e Madridit, Barcelonën dhe Juventusin me përjashtim nga garat europiane për një ose dy sezone, nëse nuk tërhiqen nga synimet e tyre për të krijuar një garë paralele.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?