UEFA publikon renditjen/ Komandon Bayerni, City i merr vendin Juventusit!

UEFA ka publikuar renditjen e klubeve pas zhvillimit të sfidave të kthimit të gjysmëfinaleve. Edhe pse u eliminua nga PSG, Bayern Munchen vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga Barcelona dhe Real Madrid që plotësojnë treshen e parë.

Nëse ia dalin të eliminojnë Chelsea-n dhe arrijnë në finalen e madhe që do të zhvillohet në stadiumin “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit (29 maj), Reali do të ngjitej në vend të parë.

Në vend të katërt renditet Manchester City, që i ka marrë vendin Juventusit, që është spostuar në të pestin. Më pas vijnë Atletico Madrid, PSG, United, Liverpool dhe Sevilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?