Uesli Shnaijder, Gallatasarai i kërkon Juves 15 mln euro
Tratativat mes Juventus e Gallatasarait, për holandezin Uesli Shnajder, janë drejt finalizimit me sukses. Klubi turk ka vendosur një çmim të lartë për kartonin e tij, duke parë interesin që ka Juve, në këto momente. Gallatasarai i ka kërkuar 15 mln euro për kartonin, në një kohë kur e bleu atë më pak së 10 mln euro nga Inter. – “Nëse vjen, Shnajder do të vijë në bazë të ofertës sonë dhe kërkesave tona,” – ka shpjeguar drejtori sportiv i Juves, Marota. Në mediat turke presidenti i Gallatasarait ka deklaruar shifrën e 20 mln eurove. Holandezi Uesley Sneijder jep shpresë për një transferim të mundshëm tek Juventusi në Serinë A, gjatë merkatos së dimrit. Kush nuk do ta donte në fakt një transferim të tillë, aq më tepër nga kampionati turk, ku ai luan aktualisht. Në fakt, menaxheri i futbollistit holandez, Guido Albers, në një prononcim për "De Telegraaf" është shprehur se klienti i tij do të ishte i lumtur nëse rikthehej në Itali, por për aq kohë sa klubet nuk kanë kontaktuar, e ardhmja e 30-vjeçarit do të jetë në Stamboll.
KOHA JONË SONDAZH

