UMB Volej fiton ndaj Tiranës, një hap larg titullit

Dinamo, si në futboll, edhe në volejboll është zëvendësuar vitet e fundit nga një skuadër tjetër që po njeh sukseset e para. UMB Volej fitoi dhe finalen e dytë në volejboll për femra duke mundur sërish 3-0 Tiranën, vetëm se këtë herë me pak më shumë vështirësi, me vajzat bardheblu që bënë maksimumin për të qëndruar në lojë në çdo set. 25-23, 25-22, 25-21 ishte rezultati përfundimtar në favor të UMB-së, që tregoi dhe një herë tjetër se luan shumë e organizuar si skuadër. Marin Barleti ashtu si në ndeshjen e parë e nisi mjaft mirë takimin duke marrë menjëherë një kryesim të ndjeshëm në ndeshje, megjithatë besimi i Tiranës bëri që rezultati të reduktohej, aq sa në fund UMB Volej fitoi jo pa vështirësi 25-22.  Në setin e dytë, dëshira e vajzave të Tiranës për të barazuar finalen i dha atyre forcën për t’iu kundërvënë Marin Barletit, aq sa mori një kryesim deri në 16-12, por UMB menjëherë arriti të realizojë 7 pikë radhazi duke përmbysur shifrat në favor, aq sa në fund fitoi sërish setin me rezultatin 25-22.  Rikthimi i Prengës në pozicionin e saj real, i dha Tiranës dhe në setin e tretë forcë në sulm, por gjithsesi UMB Volej tregoi se ishte ajo skuadra që komandonte duke fituar në fund 25-21 dhe krejt takimin 3-0 me sete, duke qenë tashmë vetëm një fitore larg titullit kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?