UMB Volej kalon Tiranën, pa asnjë problem para trofeut
Në volejbollin e fermave UMB Volej fitoi finalen e parë ndaj Tiranës, me një rezultat të pastër 3-0 duke dominuar pa kurrfarë problemi ndeshjen. Një sukses i padiskutueshëm për pak më tepër se një orë për skuadrën e UMB Volej, që nuk hasi asnjë rezistence nga vajzat bardheblu. Që në setin e parë u kuptua që ndeshja nuk do të kishte histori me vajzat e UMB Volej që fituan 25-15. Ndërkohë dhe në setin e dytë nuk ndryshoi pothuajse asgjë, teksa zgjati vetëm 22 minuta me një tjetër fitore të thellë 25-16 për UMB-në. Dy setet e para krijuan përshtypjen e qartë se në cilin kah do të shkonte ndeshja, me vajzat e UMB Volej që dominuan dhe setin e tretë duke fituar 25-17 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-0 me sete. Finalja e dytë do të vendosë edhe ekipin fitues të këtij sezoni, por rezultati dhe loja e Umb Volej në ndeshjen e fundit kanë treguar se është kjo skuadër që pret të kurorëzohet me trofeun.
KOHA JONË SONDAZH

