United arrin akordin me Juventusin për mesfushorin francez, por duhet bindur dhe mamaja i tij

Manchester United ka arritur një marrëveshje totale me Juventusin për transferimin e Adrien Rabiot për shifrën e 18 milionë eurove, plus 2 bonuse. 27-vjeçari shihet si një përforcim i mirë për ekipin e Ten Hag, duke parë problemet e shumta që ka në këtë repart, me Fred dhe McTominay që nuk kanë bindur aspak deri më tani.

Gjithsesi United ka dhe një pengesë për të kaluar. Djajtë e Kuq duhet të bindin mamanë e Rabiot, që është dhe agjentja e lojtarit. Ajo nuk është aspak e thjeshtë, teksa nuk përjashtohet as mundësia që të kërkoj dhe ndonjë bonus për këtë lëvizje, njëlloj siç bëri te Juventusi. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP