United bën gati revolucionin në verë, 7 lojtarë drejt largimit

Manchester United pritet të largojë nga 7 deri në 10 lojtarë, për të nisur një revolucion të madh. Klubi duket se ka marrë edhe miratimin e trajnerit Ruben Amorim, që ka përgatitur një listë të gjatë me lojtarët që do të largohen.

I pari është Jadon Sancho, aktualisht i huazuar te Chelsea, që pritet të paguajë edhe klauzolën. Të tjerë lojtarë të huazuar janë Marcus Rashford dhe Antony, që gjithashtu pritet të shiten përfundimisht.

Jonny Evans dhe Tom Heaton pritet të dalin në pension, ndërsa Christian Eriksen dhe Victor Lindelof do të lejohen të largohen, pasi kontratat e tyre me “djajtë e kuq”, skadojnë këtë verë.

SHKARKO APP