United dhe Juventus bëjnë gati super shkëmbimin në merkato
Manchester United kërkon të rikthejë sërish në skuadër Cristiano Ronaldon, teksa ka plan për ta marrë yllin portugez. Në këtë përfundim ka arritur “Calcio Mercato”, që shton më tej thashethemet mbi të ardhmen e 36-vjeçarit.
Më konkretisht, sipas portalit të njohur italian, “Djajtë e Kuq” do të konsiderojnë një marrëveshje shkëmbimi, që do të shihte Paul Pogba të kthehej në Torino dhe e kundërta, Ronaldo në “Old Trafford” këtë verë.
Manchester United është në rrugën e duhur për ta përfunduar kampionatin në katërshen më të mirë të Premier League, që do të thotë pjesëmarrje në Champions sezonin e ardhshëm. Djajtë e Kuq kanë shumë besim se me Ronaldon, mund të rikthehen sërish në majat e futbollit evropian.
KOHA JONË SONDAZH

