United dhuron spektakël, fiton me dy super gola derbin ndaj City-it (VIDEO)

Manchester United ka arritur një fitore spektakolare në derbin ndaj City-it. Djajtë e Kuq mposhtën 2-0 ekipin e Guardiolës duke ringjallur shpresat për një vend në zonën Champions.

Anthony Martial zhbllokoi ndeshjen në minutën e 30-të, me një goditje fantastike në zonë. Në fundin e kohës shtesë të ndeshjes, Edergon gabon duke i dhënë mundësinë McTominay-n që të shënonte nga distanca me portën e boshatisur.

Djajtë e Kuq ngjiten në kuotën e 45 pikëve, vetëm 3 më paks e Chelsea, ndërkohë që City mbetet 25 pikë pas Liverpoolit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP