United kërkon shkëmbimin e bujshëm me Juven, i ofron Pogba-n

Manchester United duket se është shumë i interesuar për një shkëmbim mes Paul Pogba dhe Matthis De Ligt me skuadrën e Juventusit. Mbrojtësi holandez, pavarësisht sforcimeve ekonomike të “Zonjës së Vjetër” për ta blerë nga Ajax (75 milionë euro), nuk ka arritur që të shfaqë vlerat e tij më të mira.

“Daily Star” raporton se vitin e kaluar United u tërhoq nga gara për super talentin, por tashmë duket se kërkon afrimin e një qendërmbrojtësi cilësor. Në anën tjetër, Juventusi kërkon një mesfushor me peshë, teksa Pogba duket se është në krye të listës së tyre.

“Asi” francez nuk po arrin që të shfaqë vlerat e tij te “Djajtë e Kuq” ndaj dhe një rikthim në Torino, do të ishte rruga e duhur për të shpëtuar karrierën e tij, që së fundmi ka pasur një kurbë rënie të formës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP