United mendon idenë e çmendur për rikthimin e Carlos Tevez

Dëmtimi i rëndë i Rashford, ka bërë që Manchester United të hidhet në merkato për të gjetur një sulmues. Djajtë e Kuq po shikojnë për alternativa me kosto të ulët dhe një emri më i fundit që ka dalë në skenë ka të bëjë me një rikthim të bujshëm.

Pas 11 vitesh në Old Trafford mund të rikthehet Carlos Tevez. Apashi cili ka qenë pjesë e United nga 2007-ta deri në 2009-ën për t’u transferuar më pas te rivalët e Manchester City-t, është një njohës i mirë i kampionatit anglez dhe pavarësisht se pas disa muajsh do të mbushë 36-vjeç,

Eksperienca e tij mund t’i shërbejë shumë United-it për disa muaj. Aktualisht Tevez është nën kontratë me Boca Juniors deri në verën e ardhshme.

SHKARKO APP