United pëson tjetër disfatë të rëndë, eliminohet nga Brighton në FA Cup

Manchester United është eliminuar nga FA Cup, duke pësuar një tjetër zhgënjim të rëndë në Old Trafford. Skuadra e Brighton, e drejtuar nga Hurzeler, triumfoi 2-1 dhe siguroi kualifikimin në raundin tjetër të kompeticionit.

Brajan Gruda hapi serinë e golave, ndërsa Danny Welbeck, ish-lojtar i Manchester United, vulosi avantazhin e Brighton, duke fundosur vendasit përpara tifozëve të tyre.

Goli i shënuar nga Sesko në minutat e fundit shërbeu vetëm për të ngushtuar shifrat, por nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin. Situata u komplikua edhe më shumë për United, pasi skuadra humbi qetësinë dhe mbeti me një lojtar më pak. Lacey, i futur në lojë në minutën e 62-të në vend të Mason Mount, u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë brenda pak minutash.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?