United shkatërron Evertonin, Garnacho shënon super gol me roveshatë (VIDEO)

Manchester United vijon momentin shumë pozitiv në kampionat, duke marrë fitoren e tretë radhazi. Djajtë e Kuq morën një fitore 3-0 në transfertën ndaj Evertonit.

Garnacho zhbllokoi ndeshjen që në minutën e tretë, me një super gol me roveshatë, që na kujton golin e Ronaldos (pjesë e Realit) ndaj Juventusit disa vite më parë në Champions League.

Evertoni nuk arriti të reagonte, ndërkohë që në krahun tjetër skuadra e Ten Hag shënoi dhe dy gola të tjerë me Rashford dhe Martial duke vulosur një sukses të pastër. United me këtë fitore shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e 6-të. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?