Uzuni i futet botës së biznesit, blen një hotel në Palasë
Futbollisti i njohur shqiptar, Myrto Uzuni, duket se i është futur botës së biznesit, duke bërë investimin e parë të madh në vendin tonë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Uzuni, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe fotografi nga momenti i firmosjes së kontratës.
Futbollisti bën të ditur se ka blerë një hotel në Palasë të Vlorës, të cilit do i vendosë mbiemrin e tij, “Uzuni Hotel”.
Postimi i Uzunit:
UZUNI HOTEL
Shqipëria është më shumë se një vend — është ndjenjë, bukuri dhe krenari!
Me familjen pranë dhe zemrën plot! Sot finalizova blerjen e një hoteli në Sun Palas!
Një investim me dashuri, për brezat që vijnë, për Shqipërinë.

KOHA JONË SONDAZH

