Van Dijk: E dhimbshme të festosh titullin pa tifozë, goditje e madhe për ne

Tifozët e Liverpool kanë 30 vite që presin titullin kampion dhe djemtë e Jurgen Klopp kanë zhvilluar një sezon të mrekullueshëm në ishull. “The Reds” kryesojnë me 25 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë, por koronavirusi ka ulur entuziazmin.

Liverpool mund të festojë titullin pa praninë e tifozëve, një opsion që i shkakton dhimbje të madhe Virgil Van Dijk. “Muri” i mbrojtjes flet rreth situatës së krijuar për Daily Mail dhe pranon se kjo është një situatë totalisht e pazakontë.

Nëse do të festonim titullin kampion në një stadium bosh dhe tifozët tanë nuk do të ishin aty, do të ishte diçka poshtëruese, do ndiheshim shumë keq. Do merzitesha në maksimum për dhimbjen e tyre. Natyrisht që, nëse nuk do të jenë tifozët në Anfield, do të ishte një goditje e madhe.

Askush nuk dëshiron të luajë pa tifozë. E njëjta gjë vlen për të gjithë klubet angleze. Gjithsesi, nuk mund të themi asgjë derisa të merret një vendim përfundimtar. Çfarëdo që të ndodhë, ne do të fitojmë për ta, për tifozët tanë”, deklaron Van Dijk.

SHKARKO APP