Van Dijk flet për “Topin e Artë”: Nëse e fiton Messi, nuk ka humbës

Sonte në orën 20:30 do të jepet çmimi i madh për “Topin e Artë”, ku momentalisht janë në garë 30 futbollistë.

Por dy futbollistët favoritë janë mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk dhe Lionel Messi. Për qendërmbrojtësin holandez është hera e parë që ndodhet në garë për ta fituar “Topin e Artë”. 28-vjeçari ka thënë se nuk ka humbës në këtë mbrëmje nëse e fiton Messi këtë çmim të madh individual.

“Nëse Messi e fiton këtë trofe atëherë nuk ka humbës në këtë mbrëmje. Jam shumë krenar që jam në garë, të jesh aty për mënyrën si jam paraqitur me ekipin vitin e kaluar dhe me vendin tim është diçka e bukur. Është thjesht diçka për t’u krenuar sepse pak lojtarë arrijnë në këtë ceremoni. Po e përsëris se nuk ka humbës në këtë mbrëmje, por të shohim se çfarë do të ndodh”, përfundoi qendërmbrojtësi holandez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?