Van Dijk mbron shokun e ekipit: Ju keni dyshime, ne e vlerësojmë!

Van Dijk ka reaguar ndaj kritikëve të Mohamed Salah. Mbrojtësi i Liverpool ka vlerësuar sulmuesin pas suksesit 4-3 kundër Leeds United.

“Kjo është media. Ju keni dyshime për të, ne e vlerësojmë. Kjo është e qartë dhe është gjëja më e rëndësishme për të. Ne nuk i japim rëndësi gjërave negative që thotë media.

Gabimi në golin e dytë? Është një gjë që mund të ndodhë. Unë po bëj maksimumin dhe kjo është ajo që po bëja në atë moment. Fatkeqësisht pësuam një gol, por nuk jam i shqetësuar”.

 

SHKARKO APP