Vëllai i Higuain: Nëna me kancer, kërkojmë respekt dhe heshtje!
Gonzalo Higuain ndodhet në Argjentinë në krah të së ëmës, Nancy Zacarias, që po përballet në këto ditë me ciklin e kurave të kemioterapisë. Fakti që sulmuesi i Juventus në ditët e kaluara u largua nga Torino për t’u kthyer në atdhe ka gjeneruar një seri polemikash në lidhje me nëse është e drejtë apo jo sjellja e tij, edhe pse rezultoi negativ ndaj tamponit të bërë pas periudhës së izolimit torinez, si pasojë e pozitivitetit ndaj koronavirus të shokut të skuadrës Daniele Rugani.
Këto diskutime janë ngritur në Itali e Argjentinë, duke e shqetësuar sulmuesin në momentin më të papërshtatshëm, si është mësuar së fundmi. Pas ditësh heshtje, vëllai i Pipita, Nicola Higuain, ka kërkuar përmes një mesazhi të shfaqur lufton kundër kancerit prej katër vjetësh e do të vazhdojë ta bëjë edhe tani, pa hequr dorë nga beteja e saj. Kërkojmë pak respekt e konsideratë. E heshtje”.
KOHA JONË SONDAZH

