Vëllezërit Xhaka në Prishtinë: O sa mirë me qenë shqiptar!
Ata ndahen, sepse njëri përfaqëson Shqipërinë dhe tjetri Zvicrën. Por i bashkon shqiponja dykrenore, përveç se janë edhe vëllezër. Fjala është ëpr dy vëllezër, futbollistë të njohur, që duke përfituar nga pushimet e Vitit të Ri vizituan së fundmi Prishtinën. Të premten ishte një ditë më e veçantë për ekipin nga kryeqytteti i Kosovës. Para fillimit të seancës stërvitore, ekipin e Prishtinës e vizituan vëllezërit Xhaka. Graniti është lojtar i përfaqësueses zvicerane dhe anëtari i skuadrës së Bundesliga 1, Borussia Monchegladbach, si dhe Taulant Xhaka – anëtari i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së elitës zvicerane, Basel. Në këtë vizitë vëllezërit Xhakaj nuk dhanë asnjë deklaratë, ndërsa, në emër të ekipit mirëseardhje i dha nga shefi i shtabit teknik, Bylbyl Sokoli. – “U jemi mirënjohës përgjithmonë. Ju jeni shembull se si futbollistët tanë një ditë duan të arrijnë. Edhe pse do të doja, sikurse Taulanti, edhe Graniti të përfaqësonte Kombëtaren shqiptare, ju jeni krenaria jonë dhe ne mburremi me ju”, ishin ndër të tjera fjalët përshëndetëse të Sokolit. Në të shkuarën, veçmas Graniti, ka vizituar shpesh F.C. Prishtinën, ndërsa në disa raste ka dhënë edhe ndihma modeste për klubin tonë. Vizitën e tyre e çmojmë dhe janë të mirëseardhur gjithmonë në klubin më të madh në vend. Ashtu siç u shpreh edhe xhaxha i cili ishte në përcjellje të tyre se Prishtina është klubi i tyre dhe gjithmonë do të jetë i tillë. Në fund të takimit, ekipi bashkë me vëllezërit Xhaka pozuan duke bërë shqiponjën.
KOHA JONË SONDAZH

