Vendimi për Juve-Napoli, Moggi: Nuk do e pranoja, kjo është arsyeja që më eliminuan!
“Unë nuk do të kisha heshtur, me këtë vendim skuadrat autorizohen të gjejnë një justifikim për të mos i luajtur ndeshjet”. Kjo është bindja e Luciano Moggi-t, ish-drejtues i Juventus-it në lidhje me ndeshjen e bardhezinjve kundër Napoli-t, që fillimisht është humbur nga napolitanët në tavolinë dhe më pas ka ardhur vendimi që ndeshja të luhet.
“Unë nuk do ta kisha pranuar këtë vendim. Kjo është ndoshta arsyeja pse jam eliminuar, sepse kam thënë gjëra që askush nuk donte t’i dëgjonte. Me këtë vendim autorizohen skuadrat që të gjejnë një justifikim për të mos i luajtur ndeshjes”, ka thënë Moggi për Radio Bianconera.