FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Verratti: Më erdhi keq për Juventusin që u mposht në finale

Marco Verratti e pranon se i ka ardhur keq për humbjen e Juventusit në finalen e Champions Leagues.

Në një intervistë për “Rai Sport”, mesfushori i PSG-së ka premtuar se do të ofrojë mbështetjen e tij maksimale për bashkëkombasit e tij, shkruan “Football-Italia”.

“Lojtarët e Juventusit duhet të jenë krenarë për arritjet e tyre gjatë këtij sezoni ku mes tyre kanë fituar Scudetton dhe Kupën e Italisë. Do të përpiqemi t’u japim atyre një dorë kur ata të bashkohen me ekipin kombëtar dhe do t’i mbështesin. Spanja? Duhet të jemi në formë 100 për qind, si individualisht ashtu edhe si ekip. Ne duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që në finalen e Champions Leagues, Real Madrid e mposhti Juventusin me rezultatin 4-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?