Vërshëllimat dhe polemikat mund të bëjnë që Bastoni të largohet nga Interi

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, mund të jetë një nga emrat e mëdhenj që do të largohet në fund të sezonit, mes interesimit të klubeve të huaja dhe reflektimeve brenda klubit zikaltër.

Pas dëmtimit të pësuar në derbi, që e detyroi të humbasë ndeshjen ndaj Atalanta, Bastoni ka qenë në qendër të kritikave edhe për episodin e diskutueshëm ndaj Juventus. Kjo “klimë armiqësore” në Itali, sipas mediave, mund ta shtyjë lojtarin të mendojë seriozisht për një aventurë jashtë vendit.

Interesimi i Barcelonës për Bastonin nuk është një lajm i ri, por javët e fundit është intensifikuar. Një transferim jashtë Italisë shihet si opsioni më i mundshëm, edhe për shkak të pagës së lartë të lojtarit, që vështirëson çdo lëvizje brenda Serie A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me të ardhura më të ulëta këtë sezon pas eliminimit të hershëm nga Champions League, Interi mund të detyrohet të bëjë një shitje të rëndësishme. Bastoni shihet si kandidati kryesor për të sjellë rreth 50 milionë euro në arkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe nga Marcus Thuram, i ardhur me parametër zero dhe potencialisht më fitimprurës në aspektin e plusvalencës, Bastoni ofron një ekuilibër më të menjëhershëm financiar.

Përveç Barcelonës, edhe klubet e Premier League mund të hyjnë në garë për shërbimet e mbrojtësit italian. Megjithatë, si lojtari ashtu edhe klubi janë aktualisht të fokusuar te objektivi i fitimit të titullit kampion. Vetëm në fund të sezonit do të vendoset nëse rrugët do të ndahen, pas shtatë sezonesh dhe shtatë trofesh me fanellën zikaltër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?