Vetëm 3 futbollistë te Juventusi kanë pagë më të ulët se Pirlo

Andrea Pirlo duhet të japë të gjithë eksperiencën e tij të fituar në karrierën si futbollist për të ndihmuar skuadrën e Juventusit. Tashmë me një status të ri si trajner, ish-mesfushori i njohur do të kërkojë të fitojë respektin e yjeve që ka ekipi torinez, teksa “Gazzetta dello Sport” ka zbuluar një detaj shumë interesant. 15 prej futbollistëve fitojnë më shumë se strategu. Vetëm 3 futbollistë marrë një pagë më të vogël se Andrea deri më tani, sipas bordoros së paraqitur nga Juventusi në sezonin e fundit.

Duke parë pagat, vetëm Demiral (1.8 mln euro), Buffon (1.5) dhe portieri i tretë Pinsoglio (0.3) marrin më pak se Pirlo, i cili firmosi një kontratë 2-vjeçare nga e cila do të fitojë 1.8 milionë euro në sezon, pa llogaritur shpërblimet. Ai do të marrë më pak se gjysma e rrogës së Sarrit (5.5 milionë euro në sezon), ndërkohë që Allegri përfitonte edhe më shumë, 7.5 në sezon.

Pirlo dhe Juventusi kanë vendosur që t’i japin kohën e duhur njëri-tjetrit për t’i dhënë atë që meritojnë. Nëse ish-mesfushori do të ketë të njëjtin sukses si Zidane te Reali, me siguri që shumë shpejt do të marrë shpërblimin e merituar. Francezi erdhi nga skuadra e dytë me një pagë shumë të ulët, por kur u largua pas tri triumeve në Champions fitonte 7.5 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur u rikthye pas dështimit të Lopeteguit dhe Solarit, Perez i ofroi një kontratë të majme me 13 milionë euro në sezon. Një rrugëtim të tillë duhet të ndjekë edhe Pirlo, i cili duhet të fitojë eksperiencën e nevojshme për të merituar një rol që e kanë zili shumë strategë të njohur, që të drejtojnë një nga ekipet më të mira në botë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrogat te Juventusi

Ronaldo (kontratë deri më 2022) 31 mln euro në sezon

De Ligt (2024) 8

Higuain (2021) 7,5

Pjanic (2023) 7,5

Dybala (2022) 7,3

Ramsey (2023) 7

Rabiot (2023) 7

Bonucci (2024) 6,5

Szczesny (2024) 6,5

Khedira (2021) 6,5

Costa (2022) 6

Alex Sandro (2023) 6

Cuadrado (2022) 5

Bernardeschi (2022) 4

Danilo (2024) 4

Chiellini (2020) 3,5

Rugani (2024) 3

De Sciglio (2022) 3

Bentancur (2024) 2,5

Demiral (2024) 1,8

Buffon (2020) 1,5

Pinsoglio (2021) 0,3

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?