FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vidal do të operohet, pritet të mungojë 1 muaj tek Interi

Arturo Vidal i transferuar te Interi me shumë bujë në merkaton e verës do të mungojë minimalisht për 25 ditë deri në 1 muaj, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e majtë pasi vuan nga problemet në menisk. Ka qenë vetë klubi zikaltër që ka dalë me një njoftim në faqen zyrtare duke bërë të ditur dëmtimin e Vidal dhe nevojën që ka kiliani për një ndërhyrje në gju për të qenë plotësisht i gatshëm dhe në formën optimale në muajin prill pas ndalesës së kombëtareve.

I ardhur nga Barcelona me shumë bujë në merkaton e verës, Vidal ka zhgënjyer në gjysmën e parë të sezonit me Interin duke humbur edhe vendin e titullarit në fazën e dytë të kampionatit, me trajnerin Antonio Conte që ka preferuar danezin Christian Eriksen. Në këtë sezon me Interin Arturo Vidal është aktivizuar në 30 takime në të gjitha kompeticionet duke shënuar dhe 2 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?