VIDEO/ 8 vite më parë, Balotelli shkatërroi Gjermaninë dhe u bë… meme!

Mario Balotelli, ky emër është shumë i përfolur në mediat sportive. Është e pamundur që SuperMario të qëndrojë larg vëmendjes për një kohë të gjatë, edhe kur është me “pushime”.

Faqja zyrtare e UEFA Euro2020, ka postuar një video të Mario Balotellit duke i shënuar dy gola Gjermanisë, në Europianin e vitit 2012. Si sot tetë vite më parë, sulmuesi italian zgjodhi të festojë me pozicionin e famshëm dhe me bluzën e hequr.

Ky festim i Balotellit, vështirë të harrohet ndonjëherë dhe disa nga “memet” më të bukura të realizuara nga të “papunët” në rrjetet sociale, kemi vendosur t’i rikujtojmë me fotot më poshtë…

/abcnews.al

SHKARKO APP