VIDEO/ Fiton ndaj Leicester City, Arsenali mban gjallë shpresat për Champions

Arsenali ka mposhtur me vështirësi kampionin Leicester City në javën e 28-të në Premier Ligë duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Një autogol i Robert Huthit në minutën e 86-të mjaftoi që “Topçinjtë” të sigurojnë fitoren e 18-të sivjet dhe të shpresës për top-katër skuadrat e para.

Arsenali i Arsene Wengerit ka 60 pikë në tabelë, në pozitën e gjashtë. Tri pikë më shumë ka Manchester Unitedi në pozitën e pestë, ndërsa Manchester City ka 64 në pozitën e katërt. Gjashtë pikë më shumë se Arsenali, ka Liverpooli në pozitën e tretë, por që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?