FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Gafa e Nagatomos dënon Interin, Napoli “sheh” vendin e dytë

Napoli triumfon në “San Siro”, Interi futet në krizë të thellë.

Është ky verdikti i ndeshjes që uli siparin e javës së 34-t të Serisë A.

Bardhekaltrit e Mauricio Sarrit morën tri pikë të arta falë fitores 1-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Episodi që vulosi fatin e takimit erdhi dy minuta para pushimit mes pjesëve, kur Kajehon përfitoi nga një gafë qesharake e Nagatomos për të mposhtur Handanoviçin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky sukses e ngjit ekipin e Elseid Hysajt në kuotën e 74 pikëve, vetëm një më pak se Roma e vendit të dytë që sot u ndal nga Lacio në derbi.

Ndërkaq, disfata e fut Interin në krizë të thellë, me vetëm dy pikë të marra në gjashtë ndeshjet e fundit. Zikaltrit mbeten të shtatët në renditje me 56 pikë, -8 nga Atalanta që mban pozitën e fundit që të çon në Ligën e Europës./panoramasport/


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?