VIDEO/ Janë të trembur?! `Spiunë` të Milanit mbajnë shënim për Shkëndinë në derbin me Vardarin
Ishte një ndeshje testi për ekipin shqiptar tetovar, për mënyrën se si do të paraqitet në takimin historik të së enjtes përball gjigantëve të Milanit. Shkëndija e ka fituar derbin e fundjavës në kampionatin Maqedon kundër rivalit direkt Vardarit, me rezultatin e pastër 2-0 në, stadiumin e qyteit të tyre, në hapje të sezonit të ri në ligën e parë të Maqedonisë.
Gazeta “Lajm” raporton se ajo ka mësuar, që këtë ndeshje e kanë ndjekur nga afër edhe përfaqësues të Milanit, i cili do të përballet me Shkëndinë në fazën “playoff” të Ligës së Europës. Mësohet se italianët kanë qenë të pranishëm në tribunën qendrore, duke mbajtur shënime për kundërshtarin në mënyrë që ta informojnë sa më mirë trajnerin e tyre Vincenco Montella.
Milan-Shkëndija do të luajnë pastre ditësh në San Siro në orën 20:45 minuta.
KOHA JONË SONDAZH

