Video-konferenca e klubeve në Angli, ja kur mund të nisë Premier League

Premier League do të rinisë më 12 qershor me dyer të mbyllura dhe në fushë neutrale nëse qeveria angleze do të japë dritën jeshile. Ideo-konferenca e fundit mes 20 klubeve ka zgjatur 3 orë e gjysmë, teksa nuk munguan debatet për një sërë çështjesh.

Klubet mbeten të vendosur për të përfunduar sezonin nëse është e mundur,  për sa kohë që do të kenë miratimin e qeverisë. Kryeministri Boris Johnson ka sinjalizuar se bllokimi kombëtar do të lehtësohet vetëm në faza dhe jo përpara të enjtes së ardhshme.

Klubet shpresojnë që të fillojnë stërvitjen zyrtare nga 18 maj, me një synim për rikthimin e ndeshjeve më 12 qershor. Realiteti i ri i detyron klubeve që të luajnë me dyer të mbyllura në një afat të pacaktuar. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP