FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Kryen testet mjekësore, Milani ‘godet’ me këtë transfertë

Tashmë gjithçka është drejt zyrtarizimit pasi mbrojtësi i Atalantas, Franck Kessie ka mbërritur në Milano për të kryer testet mjekësore.

Sipas mediave përtej Adriatikut pas kontrollit ritual fizik do të jetë klubi kuqezi që gjatë orëve të ardhshme do të zyrtarizojë këtë transfertë.

Ashtu siç mund ta shikoni në videon më poshtë mëngjesin e sotëm Kessie ka mbërritur në klinikën La Madonnina në Milano, shkruan “Calciomercato.com”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani pritet të derdhë në arkat e Atalantas 28 milionë euro plus bonuset në bazë të performancës së lojtarit nga Bregu i Fildishtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk është zyrtarizuar por Milani pritet t’i vendosë lojtarit mbi tavolinë një kontratë 5-vjeçare me një pagë 1.8 milionë euro në sezon plus bonuset.

/ SYRI.net /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?