FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Lamtumira e një legjende të gjallë!

Nuk mund të kishte fund më të bukur për atletin më të madh të të gjithë kohërave. Me këngët e Bob Marley-t në sfond dhe duartrokitjet e furishme të mbi 56 mijë spektatorëve në stadiumin e Londrës, Usain Bolt, I cilësuar si një nga sprinterët më të mirë në histori i dha zyrtarisht lamtumirën atletikës.

“Njeriu-rrufe” siç u pagëzua nga komentatorët e sportit të atletikës u gjunjëzua i mallëngjyer në tartan duke bërë edhe ndarjen simbolike, me pistën e vrapimit. Më pas ai bëri xhiron e lamtumirës i shoqëruar nga ovacionet e pandërprera të publikut, ndërsa bëri të qartë se nuk do të kthehet për të vrapuar në gara.

Më pas për gazetarët Bolt zbuloi të ardhmen e tij, duke deklaruar se kishte pranuar një propozim për t’u bërë trajner asistent në grupin e Glen Mills, trainieri që qëndron pas mrekullisë së sprinterit nga Xhamajka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda temës së planeve për të ardhmen, kur u pyet se si e imagjinon veten në moshën 50 vjeç, ai tha: “Nuk kam asnjë ide. Shhpresoj të jem martuar, të kem tre fëmijë, t’i shikoj si rriten dhe të ndihmoj atletikën”.  Si shenjë mirënjohje dhe kujtimi, në fund të kësaj ceremonie kryetari i Bashkisë së Londrës dhe kreu i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Coe i dhuruan një copë nga pista e vitit 2012.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me një gjest simbolik Bolt u gjunjëzua dhe puthi tartanin dhe i`u lut Zotit.

“Kjo ishte mënyra e duhur për t’u thën lamtumirë miqeve dhe kolegëve të mi”, shpjegoi ai më vonë gjestin që preku dhjetëra mijëra të pranishmit.

“Kam provuar se vetëm me punë çdo gjë bëhet e mundur. Mendoj se ky është një mesazh i mirë për fëmijët. Të jesh i fortë, të jesh i mirë, mundesh, kjo është trashëgimia më e mirë”, tha Bolt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?