VIDEO/ Leicester “dridhet” ndaj të mëdhave, City e thyen në shtëpi

Është mbyllur takimi mes Leicester Cityt dhe Manchester Cityt, me fitoren e ngushtë 0-1 të “Qytetarëve”. Të besuarit e Pep Guardiolës bënë një ndeshje të madhe përballë një kundërshtari shumë të vështirë, duke marrë tri pikët e radhës.

Aguero humbi një penallti dhe një rast të artë në pak minuta, ndërsa Bernardo Silva dhe Mahrez kishin rastet e tyre për të shënuar. Vetëm goli po i mungonte “Cityzens” dhe Guardiola ndërhyri në sulm, duke aktivizuar Gabriel Jesus në minutën e 77′.

Tre minuta më vonë, sulmuesi brazilian gjen rrjetën pas një asisti perfekt të Riyad Mahrez. Ky gol, mjaftoi që City të marrë tre pikët dhe të blindojë vendin e dytë në renditje./abcnews.al

Premier League, java 27

Leicester – Man. City  0-1
Jesus 80′

SHKARKO APP