FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Me këtë gol kundër Barcelonës ylli i Real Madridit theu një rekord të pabesueshëm

Marco Asensio ka një të ardhme të ndritur. Talenti i “Los Blancos” shpërtheu ndaj Barcelonës, duke shënuar një gol spektakolar në fund të ndeshjes, ku Reali triumfoi 3-1 në “Camp Nou”.

Asensio u bë lojtari i parë që shënon gol në debutim në pesë gara të ndryshme. Fillimisht ka debutuar me gol në Superkupën e Europës duke shënuar gol të bukur ndaj Sevillas. Më pas spanjolli sipas Express shënoi në debutim në La Liga kundër Real Sociedadit.

Në Ligën e Kampionëve ai debutoi ndaj Legia Warsaw në “Santiago Bernabeu”, ku gjeti gjithashtu golin, ndërsa në Copa del Rey, Asensio debutoi me gol ndaj Cultural Leonesa. Së fundmi debutoi me gol në Superkupë kundër Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sytë janë të gjithë tek ai, nëse do ta bëjë këtë edhe në Kupën e Botës për Klube në dhjetor, duke kompletuar me gol debutimin në gjashtë garat e mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?