FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO / Menaxheri i Kukësit sjell mesfushorin e Nigerisë te kampionët

Mesa duket Kukësi është duke planifikuar disa goditje mjaft të mëdha në merkaton e verës. Kësaj here flitet për një mesfushor nigerian, John Ogu i cili aktualisht është pjesë e ekipit të Hapoel Ber Sheva në Superligën e Izraelit.

Deri tani asgjë nuk është konkrete për transferimin e tij në Superligë, por fakti që menaxheri i Kukësit, Naim Halili ka shpërndarë një video të tij në “Facebook” e tij personal mund edhe të quhet si një shenjë e parë për kalimin e tij në Shqipëri.

Mesfushori 29-vjeçar ka një karrierë mjaft të pasur, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e ekipeve kombëtare të Nigerisë duke bërë paraqitje mjaft të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?