VIDEO/ Njihuni me 5 kundërshtarët e mundshëm të Joshuas pasi fitoi ndaj Klitschkos
Pas fitores dramatike në Wembley të Anthony Joshua ndaj Wladimir Klitschkos, mediat kanë filluar të bëjnë kalkulimet e para se kush do të jetë kundërshtari i radhës i 27-vjeçarit. Britaniku e mbylli ndeshjen para kohe ndaj ukrainasit, duke e detyruar gjyqtarin të ndal ndeshjen në raundin e 11-të ku kishte rrëzuar dy herë Klitschkon sepse ai nuk ishte në gjende të vazhdojë.
Bota e boksit tashmë është në duart e Joshua, çdo gjë sillet rreth tij dhe ai është zotëruesi i titujve IBO, IBF dhe WBA për pesha të rënda. Por, kush do të jetë boksieri i guximshëm, që të hyjë në ring me Joshuan?
Më poshtë keni pesë kundërshtarët e mundshëm:
Wladimir Klitschko (rimeç)
Deontay Wilder
Joseph Parker
Luis Ortiz
Tyson Fury
(
KOHA JONË SONDAZH

