FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Policia amerikane publikon pamjet: Ja si u arrestua Tiger Woods

Policia në Florida, SHBA, ka publikuar  pamjet e arrestimit të Tiger Woods, kampionit të golfit. Pamjet u hodhën në internet, natën e së mërkurës.

Oficerët e një patrulle, të hënën, vunë re një Mercedes që ishte tërhequr në anë të rrugës me motorrin ndezur, dritat e frenave ndezur dhe me sinjal në anën e gabuar. Të dyja gomat e anës së majtë të makinës ishin shfryrë dhe policia e përshkroi si një dëm që sapo kishte sapokishte ndodhur.

Në video tregohet sesi oficerët i afrohen makinës së Woods, i cili nuk e dinte se ku ishte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videoja tregon sesi Woods pengohet dhe kjo bën që ai të bëjë një provë ekuilibri aty në rrugë para se të arrestohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga provat rezultoi se ai kishte një nivel alkoli në gjak prej 0.00%/. Woods tha më pas se gjendja e tij ishte shkaktur prej barnave që merrte me rcetë.

Ai do të dërgohet më 5 qershor në gjyq në Gjykatën e Palm Beach/Syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?