FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Real-Barcelona, kur Messi shtynte arbitrin

Cristiano Ronaldo është pezulluar me pesë ndeshje nga federata spanjolle, pasi shtyu arbitrin.

Por, një rast i ngjashëm nuk i kushtoi asgjë Messit në një “Klasike” në Bernabeu të sezonit 2008-2009, kur Barcelona fitoi 2-6.

Në minutën e 10 të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-3, argjentinasi po vërsulej drejt portës së Realit kur u pengua pa dashje nga arbitri Undiano Mallenco. Ky arbitër akordoi goditje dënimi për Raulin, i cili përfitoi nga pengesa e papritur dhe zotëroi topin. Në këtë moment, Messi shtyu arbitrin i pakënaqur nga mënyra si rrodhën ngjarjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Undiano nuk e ndëshkoi argjentinasin dhe nuk e pasqyroi në relacion këtë incident.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?