VIDEO/ Regi Lushkja rikthehet në Superiore, zyrtarizohet te Tirana

Regi Lushkja, është larguar nga Sheriff Tiraspol në Moldavi, aty ku u transferua një vit më parë. Mesfushori është rikthyer në Superiore dhe ka firmosur me skuadrën e Tiranës.

Ka qenë vetë klubi bardheblu, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar lojtarin.

24-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi më parë luajti për 6 sezone me Laçin, ndërsa është aktivizuar edhe me Besën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?