VIDEO/ Talenti shqiptar shkëlqen me Chievon, i shënon Interit
Sporti E Mërkurë, 26 Maj 2021 09:44
Sulmuesi i talentuar 17-vjeçar shqiptar, Andrea Isufaj, ka qenë protagonist në çerekfinalet e kampionatit të të rinjve në Itali, në ndeshjen ku skuadra e tij, Chievo, përballej me Interin. I rreshtuar si titullar, sulmuesi shqiptar ka lënë shenjë në këtë ndeshje, duke realizuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1 të skuadrës veroneze në minutën e 14-të të ndeshjes. Interi shënoi golin e 2-1 me Rivas në minutën e 60-të dhe vetëm 3 minuta më vonë, trajneri i Chievos vendosi të zëvendësonte sulmuesin shqiptar. Kjo lëvizje nuk rezultoi e suksesshme pasi Chievo nuk arriti të barazonte shifrat, duke u mundur me rezultatin 2-1 dhe duke u eliminuar nga turneu i Primavera.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Po
425 (9.8%)
Jo
3902 (90.2%)
Vota totale: 4327
LAJMET E FUNDIT
Ripërtëritja e PD në Elbasan, Berisha: Pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, apartamentet ”mollë e ndaluar”...
3 minuta më parë
Rama poston foto pak para adresimit në Asamblenë e OKB-së, kryeministri: Krenar për Shqipërinë
10 minuta më parë
Trump shtron banket për liderin kinez, i dhuron një shqiponjë: Fuqi me përgjegjësi
57 minuta më parë
Ministri Jaupaj: 16 biznese në Future2Tech, në fokus ripërdorimi dhe riciklimi i materialeve
1 orë e 7 minuta më parë

