VIDEO/ Tërmetet shkatërruese, stadiumi mbushet me kukulla pellushi dhe emocionon botën

Në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk midis Beshiktashit dhe Antalyaspor, në minutën e 5-të të ndeshjes, qielli mbi stadium u ”errësua” nga kukullat e pellushit që hidhnin spektatorët.

Këto do t’u dërgohen nga Beşiktashi fëmijëve të prekur nga tërmeti, i cili ka vrarë rreth 50,000 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë. Disa tifozë të Besiktas-it brohoritën gjithashtu “dorëheqjen e qeverisë” në shenjë proteste kundër reagimit zyrtar ndaj katastrofës, e parë nga shumë në Turqi si e ngadaltë dhe e pamjaftueshme.

Një skenë mbresëlënëse që ka emocionuar të gjithë, nga momenti që bën pjesë e një iniciative bamirësie në favor të atyre dhjetëra mijëra fëmijëve që janë goditur nga pasojat e lëkundjeve sizmike të 6 shkurtit, ku më e madhja arriti deri në magnitudën shkatërruese 7.8, duke shkaktuar rreth 50 mijë viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://streamable.com/tmvw3p

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?