Villareal fiton Europa League, mund me ruletën e penalltive United (VIDEO)

Villareal është skuadra që triumfon në Europa League për sezonin 2020-21. Skuadra spanjolle ka fituar për herë të parë në historinë e klubit këtë trofe. Gjithçka u zgjidh nga ruleta e penalltive. Pasi koha e rregullt, u mbyll në barazim 1-1.

Gerard Moreno zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, por në fillimin e fraksionit të dytë, Cavani u kundërpërgjigj, duke vendosur baraspeshën. Më tej të dyja skuadrat nuk krijuan shumë shanse shënimi.

Ndeshja shkoi në kohën shtesë dhe më pas edhe te penalltitë. Të gjithë futbollistët do të shënonin deri te radha e portierëve, atje ku De Gea do të gabonte përballë portierit Rulli. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?