Vinicius Jr pendohet pas El Clasicos: U kërkoj falje të gjithëve, ndonjëherë më pushton pasioni!
Pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në “El Clasico”, protagonist nuk u bë vetëm rezultati, por edhe Vinícius Jr, i cili u përfol për reagimin e tij të ashpër në momentin e zëvendësimit.
Sot, sulmuesi brazilian ka zgjedhur të qetësojë situatën, duke kërkuar publikisht falje për sjelljen e tij. Përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Tëitter), ai ka shprehur pendesën dhe dashurinë për klubin:
“Sot dua të kërkoj falje ndaj të gjithë tifozëve të Real Madridit për reagimin tim gjatë zëvendësimit në ‘El Clásico’. Ashtu siç e kam bërë personalisht gjatë stërvitjes së sotme, dua të kërkoj falje edhe ndaj shokëve të skuadrës, klubit dhe presidentit.
Ndonjëherë pasioni më pushton, sepse dua gjithmonë të fitoj dhe të ndihmoj skuadrën time. Karakteri im konkurrues vjen nga dashuria që ndiej për këtë klub dhe gjithçka që ai përfaqëson. Premtoj se do të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, ashtu siç kam bërë që në ditën e parë.”
KOHA JONË SONDAZH

