Vjen goditja e parë për Bayernin, eliminohet nga Kupa e Gjermanisë nga Leverkusen
Bayerni i jep lamtumirën trofeut të parë sezonal, pasi mbrëmjen e djeshme është eliminuar nga Bayer Leverkusen nga Kupa e Gjermanisë që në raundin e 1/8.
Përcaktues në këtë përfundim të hidhur ishte një karton i kuq i Manuel Neuer. Kapiteni doli nga zona e tij në minutën e 17-të, por në përpjekje për të larguar një top që po shkonte drejt Frimpong, ai shkaktoii faull duke u ndëshkuar me karton të kuq, i pari për të në karrierë.
Leverkusen fitoi më shumë zemër duke ushtruan presion në zonën e Bayern. Në pjesën e dytë, Alonso hodhi në fushë Schick, por sulmuesi çek doli pas 15 minutave si pasojë e një dëmtimi. Për ironi të fatit, zëvendësuesi i tij, Nathan Tella, i shërbyer në zonë nga Grimaldo me kokë dërgoi topin në rrjetë duke bërë që në “Allianz Arena” të pllakoste heshtja.
Bayern u përpoq deri në fund të shmangte këtë humbje, por pa sukses duke “larë duart” me Kupën e Gjermanisë.
KOHA JONË SONDAZH

