Vjen serbi Baco Nikoliç, Flamurtari gjen pasuesin e Gjergj Muzakës
Flamurtari nuk ka kohë për të humbur. Menjëherë pas largimit të disa lojtarëve kryesorë, si të Gledi Micit, Gjergj Muzkaës, Gilbertos apo të Gilman Likës, ekipi vlonjat ka prezantuar mesfushorin nga Nikshiqi, Baco Nikolic, i cili vjen nga kampionati serb ku është aktivizuar me Borac Cacak për dy sezone e gjysmë. Nikolic ka firmosur kontratën në ambientet e klubit vlonjat dhe është nisur menjëherë në drejtim të Antalias ku do t’i bashkohet ekipit të ri nën urdhrat e trajnerit Ernestino Ramella. Nikoliç ka një karrierë të gjatë, të nisur pikërisht tek skuadra e qytetit të lindjes Sutjeska për të vijuar me Petrovac dhe Cetinje. Në lëvizjet e shumta në merkato për Nikoliç bie në sy edhe aktivizimi i tij tek Sherif i Tiraspolit në Moldavi ku madje ka shënuar edhe një gol në champions League ndaj Dinamos sonë në ndeshjen e parë e luajtur në Tiraspol, që e fituan vendasit me rezultatin 3-1.
KOHA JONË SONDAZH

