Vllaznia luan “tenis” kundër Apolonisë dhe i bashkohet Partizanit në krye
Vllaznia duket se ka rigjetur formën më të mirë, teksa ditën e sotme ka shkatërruar 6-0 Apoloninë. Shkodranët nuk u kursyen me fierakët e vendit të fundit, duke shënuar nga tre gola për secilën pjesë, teksa tashmë gjenden në krye së bashku me Partizanin.
Treshja e sulmit ishte në formë, teksa fillimisht e zhbllokoi ndeshjen braziliani Victor Da Silva, ndërkohë që më pas do të shënon Haris Dilaver dhe Ardit Hoxhajt.
Shkodranët nuk u ndalën me kaq. Da Silva realizoi një tjetër gol në fillim të pjesës së dytë, ndërkohë që golin e pestë e realizoi djali i trajnerit Thomas Brdaric, Tim Brdaric.
Mbrojtësi debutoi sot në Superiore dhe realizoi. “Vulën” kësaj ndeshjeje ia vuri Ardit Hoxhaj, i cili realizoi edhe golin e gjashtë me një gol me goditje dënimi.
KOHA JONË SONDAZH

