Vllaznia përmbys Skënderbeun dhe merr kreun, Bylis mund me 9 lojtarë Apoloninë (VIDEO)
Vllaznia merr përkohësisht kreun e Kategorisë Superiore. Skuadra shkodrane mori një fitore 2-1 me përmbysje kundër Skënderbeut. Ekipi korçar kaloi në avantazh në minutën e 25-të, me Elvi Berishën që shfrytëzoi një pasiguri të Adilit.
Vllaznia reagoi shumë shpejt duke barazuar me mbrojtësin Shehi pas një goditje nga këndi. Në fillimin e pjesës së dytë kuqeblutë realizuan golin e avantazhit me sulmuesin Haris Dilaver, i cili do të rezultonte i fitores.
Kastrioti-Laçi u mbyll pa gola, Nwabueze doli sërish me karton të kuq te Laçi, ndërkohë që në sfidën tjetër Bylis e mbylli sfidën me dy lojtarë më pak, por fitoi me një gol të shënuar në fundin e ndeshjes nga Beji. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

