Vllaznia-Tirana/ Formacionet zyrtare të ndikuara nga mungesat e shumta
Java e fundit në “Superligë” rezervon interes vetëm sa i përket ekipit të dytë që do zbresë nga kategoria dhe kjo do vendoset me shumë gjasë në takimin Vllaznia-Tirana. Një humbje për secilën do të thotë skuadra që shoqëron Korabin.
Për të mos shkuar drejt këtij turpi që ka mbërthyer dy nga ekipet më me emër në kampionatin shqiptar, teknikët kanë vendosur të hedhin në fushë formacionet që kanë testuar gjatë gjithë javës, të ndikuar edhe nga mungesat ku më e ‘diskriminuara’ është Vllaznia që i ka zgjedhjet me pikatore.
Në stadiumin “Loro Boriçi” të mbushur si rrallherë do të zbresin:

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Gurishta, Mulemo, Tafili, Krymi, Bardulla, Çinari, Kalaja, Hebaj.
Trajner: Armando Cungu
Tirana: Lika, Doka, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Daja, Akuah, Karabeci, Taku, Merveil, Ede.
Trajner: Mirel Josa
Gjyqtar: Pier Silvio Maxoleni
Vllaznia-Tirana 17:00
KOHA JONË SONDAZH

