Volejboll, ja fituesit e Kupës së Federatës

Barleti dhe Tirana janë skuadrat fituese të Kupës së Federatës në volejboll për femra e meshkuj. Në Parkun Olimpik “Feti Borova” u zhvilluan finalet e këtij kompeticioni, ku Barleti për femra dhe Tirana për meshkuj patën një kundërshtar të përbashkët, Partizanin.

Në kategorinë e femrave, Barleti iu imponua volejbollisteve të Partizanit teksa i mundën me rezultatin 3-1. Barleti i mbylli shumë shpejt historitë e setit të parë, që e fitoi 25-10. Në setin e dytë, Partizani e përmirësoi paraqitjen e tij, duke përfituar edhe nga një shpërqendrim i mundshëm i skuadrës së drejtuar nga Hasan Gurabardhi, për ta fituar atë 25-20. Në setin e tretë dhe të katërt u pa sërish një dominim i Barletit në rezultat, që i fitoi ata respektivisht 25-13 dhe 25-17, për të ngritur në fund edhe trofeun.

Partizani u dorëzua edhe në finalen e meshkujve të Kupës së Federatës, pikërisht në derbin me Tiranën. Ashtu si kolegët e Barletit, volejbollistët bardheblu e fituan këtë ndeshje me rezultatin 3-1. Seti i parë ishte i rivalizuar, me Tiranën që e fitoi atë me rezultatin e ngushtë 25-23. Kundërpërgjigjja e të kuqve ishte e menjëhershme, pasi fituan setin e dytë 25-21. Seti i tretë ishte krejtësisht për t’u harruar për Partizanin, pasi Tirana e fitoi atë thellë 25-11, ndërkohë që i katërti ishte i rivalizuar, por në fund ishin sërish bardheblutë ata që fituan dhe e mbyllën atë 25-22, për t’u shpallur edhe fitues të Kupës së Federatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?