volejboll meshkuj, Studenti në finale hakmerret ndaj Tiranës
Në finalet e volejbollit të meshkujve Studenti hakmerret ndaj Tiranës. Skuadra e Ylli Tomorrit i ktheu reston bardhebluve pas takimit të humbur në Asllan Rusi. Formacioni i Arben Sakos fitoi 3-2 me përmbysje këtë herë në Fahrie Hoti dhe triumfoi Studenti, sërish me përmbysje me rezultatin 3-1 duke rikthyer ekuilibrin 1-1 në play-off-in që vlen titullin kampion.
E shtyrë edhe nga entuziazmi i Fanatiksave bardheblu që kishin mbushur sallën e Fahrie Hotit, Tirana triumfoi në një set të parë të bukur dhe me shumë rivalitet por nuk arriti të ruante të njëjtin marsh edhe në setin e dytë që u zhvillua i rivalizuar e në ekuilibër deri në rezultatin 21-2. Në atë pikë kampionët në fuqi edhe pse pa kapitenin Tukseferi që u pëzullua nga Federata për incidentin e shëmtuar në përfundim të sfidës së parë me Tiranën gjetën forcat për të marrë avantazhin duke shënuar 4 pikë radhazi për ta fituar gjithë setin në shifrat 25-21 duke rikthyer gjithcka nga e para. Tirana nuk arriti ta merte veten dhe fillimi i stetit të tretë ishte një makth për bardheblutë me Studentin që shënoi 4 pikët e para dhe falë këtij rezultati të pjesshëm arriti të ruante e të thellonte avantazhin deri në 14-7 duke përfituar nga gabimet e njëpasnjëshme të bardhebluve që gjithsesi ia dolën të rikthehen duke e ngushtuar diferencën në vetëm 3 pikë deri në 20-17 por vetëm kaq pas Studenti mori sërish frenat në dorë duke shtrirë hapin pa gabime deri sa fitoi edhe setin e tretë me rezultatin 25-18 për të kaluar në avantazh 2-1 me sete.
Skuadra e Arben Sakos gjithsesi e nisi më mirë setin e katërt dhe u shkëput deri në 8-4 por demostroi se nuk kishte forcën e duhur psikologjike me Studentin që u afrua e madje realizoi një përmbysje të bujshme në 18-14 duke përfituar nga black out-i i Tiranës. Me fitoren vetëm pak pikë larg, djemtë e Ylli Tomorrit dominuan pjesën e mbetur të takimit ku i lejuan vetëm 2 pikë Tiranës për ta mbyllur edhe setin e katërt dhe krejt ndeshjen në 25-16. 3-1 këtë herë festa është për Studentin që është rikthyer fuqishëm, këtë herë ndryshe nga takimi i parë përfundoi me shtrëngim duarsh dhe dueli rinis nga barazimi 1-1 me dy skuadrat që do të përballen sërish të premten në Asllan Rusi.
KOHA JONË SONDAZH

